Festivali i Humorit 2006 dhe Trupa e Varietesë së Teatrit “Petro Marko” të Vlorës

Festivali i Humorit 2006 dhe Trupa e Varietesë së Teatrit “Petro Marko” të Vlorës


Eshte organizuar per te dytin vit rradhazi ne qytetin e Vlores Festivali i Humorit, nje aktivitet me permasa kombetare, i cili tashme po kthehet ne nje tradite shume te mire per trupen e estrades se Vlores dhe per artdashesit vlonjate dhe pushuesit qe kalojne pushimet ketu. Trupa e Varietese ne kuader te Festivalit te Humorit – 2006, pergatiti dhe shfaqi per sperktatore premieren e titulluar “Me te futur “, me libret te shkruar nga Gafur Shameti, regjia Afrim Agalliu, Agron Hamo e Muhamet Lika, skenografia dhe kostumet nga Agron Jakupi dhe drejtimi muzikor nga Artur Dhamo.

Premiera e re e Varietesë, ishte konceptuar si një spektakël ne te cilën gërshetohen loja e brezave te humoristeve si dhe kalimi i kesaj stafete ne brezat e ardhshëm, trajtuar kjo simbolikisht me tre femije.
Problematika kryesore e materialit letrar ne kete premiere ishin problemet sociale me te cilat perballet sot shoqeria jone. Stigmatizimi i këtyre fenomeneve nëpërmjet skeçit, parodisë, dialogut, pantomimës etj, përben edhe drejtimin kryesor ne te cilin Regjia synonte te përcillte dhe qe e konkretizoje gjithë materialin letrar por edhe ate te pantomimës, parodisë etj. Realizimi i figurave artistike te aktoreve nëpërmjet gjuhës skenike, elementi i parodisë, që si gjithnjë edhe ne kete spektakël ishte një nga pikat kulmore te tij.

Materiali letrar u ndërthur edhe me kengen e muzikes se lehte dhe asaj qytetare vlonjate. Nder problematikat kryesore qe u trajtuan ne kete premiere ishin fenomeni i korrupsionit qe po gerryen shoqerine tone, prona private, pa zgjidhjen e se ciles vendi yne nuk mund te integrohet ne Evropë, problemi i pa aftesise profesionale ne fusha te ndryshme ku dipllomat blihen me para.Te gjitha këto problematika janë trajtuar mjeshtërisht nga loja e shkëlqyer, fine dhe me mjaft humor e aktorëve Agalliu, Hamo, Lika dhe e dy te rinjve Artan Islami dhe Matilda Avduli.
Por, një nga te veçantat e këtij spektakli është aktivizimi ne skene i tre fëmijëve, qe ne menyre simbolike kerkojne te “zëvendësojnë“ Parodistët e Vlorës. Përshtatja e fëmijëve Eno Dine me Afrimin, e Ani Brahimit me Agronin dhe e Esli Gjata me Metin, ishte një gjetje artistike nga regjia. Një e veçante tjetër ishte edhe pershendetja artistike qe i u bë të gjitha Trupave pjesëmarrëse në këtë Festival nga ana e Parodistëve ku me një humor fin dhe me nje kolonë muzikore të zgjedhur nga çdo trevë e Shqipërisë u urojnë atyre mirëseardhjen në qytetin tonë dhe pjesëmarrjen ne Festival. Edhe ne këtë Premierë Sektori i Muzikes do të mbante si gjithnje nje peshe artistike duke i dhene spektaklit ngjyra dhe hapësira muzikore te gjetura mjeshtërisht nga kompozitori Artur Dhamo. Pjesëmarrja e këngëtareve Ludmilla Baballeku, Rovena Ibrahimi, Mariola Kacani, Drini Kanani e Olsa Shpata si dhe e kengetares se ftuar Shqiponja Karafili (Poni), i dhanë freski dhe frymemarrje gjithe spektaklit, te shoqëruar nga orkestra me instrumentistet Artan Shabani, Arben Papa, Shpëtim Sulejmani e Viktor Rapushi dhe e drejtuar nga Artur Dhamo.
Numri i prestigjatorit i ekzekutuar me mjeshteri dhe finese nga prestigjatori Zagoll Leskaj dhe femija Arkon Dhamo, i shtoi koloritin kesaj Premiere.




Nga premeiera e trupës së varietesë së Vlorës “Me të fututr” – prezantuar në Festivalin e Humorit 2006

I gjithë ky spektakël u interpretua ne një skenografi te vecante dhe me mjaft hapesire si per materialet letrare ashtu edhe per këngëtaret e orkestrën. Ajo ishte edhe ne funksion te idesë dhe te konceptit regjisorial te shfaqjes te cilën skenografi Agron Jakupi ia kishte pershtatur kesaj shfaqje me te gjithe elementet e nje skenografie simbolike dhe mjaft domethënëse.

Keto dite u mbyll me sukses Festivali i Humorit Shqiptar 2006. Keshtu, brenda nje periudhe 10 – mujore, Nëntor 2005 - Qershor 2006, ne sallën e Teatrit “Petro Marko” u organizuan dy evenimente artistike me permasa kombëtare. Ne Nëntor u organizua Takimi i Humorit Shqiptar 2005 dhe ne Qershor Festivali i Humorit Shqiptar 2006.
Festivali u realizua si nje inisiative e Ministrise se Turizmit, Kulturës, Rinise e Sporteve ne bashkëpunim me Bashkinë Vlore, Shoqatën Artistike ART-DIN dhe Teatrin “Petro Marko”.
Ky bashkëpunim synon ta ktheje kete aktivitet ne tradite dhe te pervitshem dhe ndofta vitin e ardhshëm, Mbarëkombëtar.
Letargjia gati 10 – vjecare e Trupave te Varietesë, fillimisht vuri ne pikepyetje aktivizimin dhe pjesëmarrjen e tyre. Ne, si organizatore kontaktuam me te gjitha Trupat te cilat u pergjigjen menjehere dhe me predispozite te admirueshme, e përfaqësimi i tyre ishte serioz dhe dinjitoz pasi Festivali kishte karakter garues.
Kete vit vendosem ta quajme Festival dhe ia arritem qellimit, jo vetem per nga menyra e organizimit, por edhe si strukture qe ka nje Festival i mirefillte.
Festivali u çel ne daten 2 qershor 2006 me debutimin e Trupes se Varietese te qytetit të Vlorës me shfaqjen “Me te futur “. Me pas konkuruan
Trupa e Varietese Sarande me shfaqjen “Numerojme ,
Teatri i Varietese Gjirokaster me shfaqjen “Ja ku jemi !“,
Trupa e Varietese te Teatrit “Bylis”, Fier me shfaqjen “Porta e Perrallave”,
Trupa e Varietese Peshkopi me shfaqjen “A durohet pa Burre!”,
Trupa e Varietese Durres me shfaqjen “DVD 06 – Surpriza”,
Trupa e Varietese te Teatrit “Skampa”, Elbasan me shfaqjen “Skam pa Valentinsa” si dhe
Trupa e Varietese e Teatrit ”Migjeni“, Shkoder me shfaqjen “Goja llap e shpina dap”.
Festivalin e pershendeten edhe Trupa e Qendres Nderkombetare e Kultures Tirane me shfaqjen “90 Minuta pa shtese” si dhe nje Grup Humoristesh nga Prishtina, Kosove.
Drejtuesit e ketij Festivali Mirush Kabashi dhe Kristaq Skrami per 8 dite me radhe prezantuan trupat pjesemarrese dhe udhehoqen gjithe aktivitetet e tjera qe lidheshin me kete eveniment si tryezat e diskutimeve, debatet per problematikat e humorit sot etj.
Ne nje prej ketyre diteve, diskutimi iu kushtua plotesisht kujtimit dhe vleresimit te figures se njerit prej humoristeve me te shquar shqiptar, Aktorit Aleko Prodani, i cili u nda para disa kohesh nga jeta.



Nga ceremonia e ndarjes së çmimeve të Festivalit të Humorit 2006

Natyrisht qe Festivali qe sapo finalizuam, e qe per tete dite me radhe mbushi Sallen e Teatrit, i vuri edhe Trupat ne nje gare te vertete artistike. Pa dyshim qe niveli artistik i Trupave pjesemarrese ishte me i larte dhe me i pergjegjshem nga pikepamja artistike krahasuar me vitin e kaluar.

Ne diten e fundit te Festivalit Juria e perzgjedhur nga Artiste, perfaqesues te çdo Trupe pjesemarrese, gjykoi dhe vleresoi pjesemarrjen e Trupave si dhe ndau çmimet fituese te ketij evenimenti.
Çmimin e Pare e fitoi Trupa e Varietese e Teatrit “Bylis” – Fier me shfaqjen “Porta e perrallave“.
Çmimin e dyte e fitoi Trupa e Varietese e Teatrit “Petro Marko” – Vlore me shfaqjen “Me te futur“, dhe
Çmimin e Trete e fitoi Trupa e Varietese e Teatrit te Gjirokastres me shfaqjen : “Ja ku jemi “,

Ajo qe eshte per tu pershendetur eshte se ky Festival do te ngelet prone e qytetit te Vlores, duke kombinuar keshtu aktivitetet artistike me turizmin kulturor, si nje prioritet qe duhet te kete nje qytet si Vlora, e qe se bashku me mjaft aktivitete te tjere qe parashikohen te shtrihen gjate gjithe sezonit turistik do t’i japin qytetit nje jete mjaft te pasur artistike per artedashesit por edhe per pushuesit e shumte qe vizitojne e frekuentojne qytetin e Vlores.

Commenti