Intervistë me Zyliha Milotin, Aktoren e madhe të humorit shkodran

Intervistë me Zyliha Milotin, Aktoren e madhe të humorit shkodran.

Nga Besi Bekteshi - Gazeta Shkodra



Gjithmonë e respektueshme dhe modeste, Zyli pranon me gjithë dëshirë
intervistën për gazetën, duke më ftuar që kjo intervistë të kryhej brënda mjedisit të Teatrit “Migjeni”. Por aty me të vërtetë ishte një i ftohtë i madh, kështu që duke i ardhur keq më thotë se “ndoshta kishte me qenë ma mirë” diku ku ka ngrohje. Duke mos u ankuar shumë , por duke pranuar se punojnë në kushte të pa përshtatshme, marrim rrugën drejt një klubi artistësh i cili krijonte kushte më të mira. E respektuar nga të gjithë kalimtarët dhe e ëmbël në përshëndetje me të gjithë, Zyli siç e thërrasin të gjithë, kërkon kafe turke, por kur i thonë se nuk mund të bëjnë, kërkon vetëm një lëng qershie që sipas saj “bante mirë për me hollu gjakun”.

Rreth 40-të vite në skenë dhe me qindra role në karierën e saj të shkëlqyer Zyli është një grua e madhe shkodrane jo vetëm si rol, por edhe si shtat, e cila ka luajtur përbri gjigandëve të tillë si Tano Banushi, Paulin Preka, Hasan Smaja dhe Zef Deda e Besnik Çinari. Ajo nuk harron pa përmendë dhe shumë kolegë të tjerë dhe nuk heq nga goja mbesën e saj të vogël në Gjermani që e quajnë “Lulebora”. Zyli falenderon shumë familjen e saj aspak konservatore dhe burrin muzikant për suksesin dhe mbush sytë me lot për Shkodrën duke e “dashtë ma shumë se kush tjetër” siç thotë ajo vetë. Presidenti Alfred Moisu e ka dekoruar Zyliha Milotin me urdhërin “Naim Frashëri” të artë, për meritat e saj të mëdha.

Zonja Miloti—Kush janë fillimet tuaja dhe kur vazhduat në karierën e Estradës së famshme Profesioniste të Shkodrës?
Zyli Miloti - Kam qenë e vogël pa mbush 14-të vjeçe kur shkolla “Jordan Misja” nën patronazhin e “NSHRAKUT” vuri në skenë një pjesë me titullin “Tepër Sekret”. Në këtë shfaqe kam marrë edhe një diplomë, duke interpretuar me të rriturit dhe me kujtohet se e shoqa e Bep Shirokës, Beatriçja me ka rregullu bistalecat dhe veshjen, sepse për moshën që kisha dukesha e rritur. Kurse regjizor ka qënë Ndoc Sheldija aktori i teatrit “Migjeni” të Shkodrës që me drejtimin e tij kemi marrë çmimin e parë. Unë e kam “pikë në zemër” dramën dhe pikërisht për këtë gjë më ftoi pa mbaruar mirë shkollën Drejtori i Teatrit “Migjeni” Vehbi Çanga për të marrë pjesë në këtë trupë të madhe. Unë isha shumë e re dhe ishim tre motra, prandaj nuk pranova, por vazhdova të marr pjesë në grupet me shkollën. Mbasi mbarova shkollën e mesme u futa në punë në “NSHRAK” por nuk punova më shumë se tre muaj dhe mbas një shfaqe ku isha si aktore parodiste shfaqe që është dhënë në “Kandin Spartak” në natyrë fituam vëndin e parë, duke dhanë shfaqe edhe në teatër të Operas në Tiranë. Që prej asaj kohe me “merrshin me urdhër nga lart”dhe u futa me Estradën Profesioniste”në qershor të 67-tës.

Kush ta ndryshoi drejtimin nga drama në estradë zonja Miloti?
Zyli Miloti - Jo, unë në atë kohë sa isha martuar (sepse jam martuar e re) dhe ishte inpenjimi im në këtë zhanër që u pëlqye dhe u mirprit. Unë këndoja dhe recitoja mirë dhe siduket nga këto shfaqe të fillimit shkëlqeva në këtë drejtim prandaj edhe estrada erdhi natyrshëm. Por në Estradë kam filluar punë me aktor më të mëdhenj të Shqipërisë, duke filluar me mjeshtrin e madh Tano Banushi, me Hasan Smajën dhe Paulin Prekën që e gjeta aty. Në atë kohë ka qënë Bik Pepa dhe Gëzim Kruja, por dhe një aktore brilante e estradës së Shkodrës , Hajrie Sula apo Drita Tahja me një zë shumë të bukur. Por në atë kohë estrada nuk kishte shumë aktore dhe mendoni se kam gjetë Ermelinda Paparisto e cila ishte këngëtare dhe ftohej edhe si aktore duke marrë “hua” nga teatri i dramës.

Kjo mund të quhet edhe eksperienca më e madhe e juaja profesionale?

Zyli Miloti - Të punosh me një aktor si Tano Banushi unë e kam thënë dhe po e përsëris është si të mbarosh një shkollë të lartë. Unë kam qënë partnere a Tanos për 25 vite me rradhë. Pastaj me Paulin për rreth 35 vite dhe vazhdojnë emrat me Zefin i cili ka hyrë që 5-së vjeç në teatër duke u rritë aty. Duhet të përmend Sandër Ruçin dhe Besnik Çinari i cili sot për sot është aktori më i mirë dhe regjizor, por që shkruan bukur shumë. Por, edhe me më të rinjtë si Mondin që “na ka ikë, por që mund të kthehet prap” se më “duket asht pendu” do të përmend Jolanda Shalën e ndjerë dhe Katrinën që ka ikë, por edhe Dranden me të cilën vazhdoj të intepretoj. Ka qenë një trupë e madhe dhe nuk ka vënd më të mirë për profesionalizëm.

Po tani zonja Miloti si është kjo trupë kaq e famshme?
Zyli Miloti—Tani “kena mbetë ma pak”. Edhe kanë vdekë një pjesë, por sot jemi më keq se kurr ndonjëherë për shkrimtarë të humorit. Kemi pasur Kolec Pepën që ka vdekë sëbashku me Paulin Sekuej, por edhe Paulin Selimin i cili ka mbajtë estradën e Shkodrës me materiale shumë të bukura. Materiale të bukura ka shkraur edhe Paulin Preka ku ban pjesë edhe “Lokja” që interpretojmë sëbashku. Mirëpo me thanë të drejtën sot kanë ndryshuar kohët dhe çdo shkrimtarë kërkon shumë dhe duke qënë një institucion buxhetor e kemi të vështirë të paguajmë në Shkodër 500 mijë lekë, sepse në Tiranë është 1 milion, duke u gjëndur kështu në një situatë jo të mirë.

Nuk keni asgjë në duar këto ditë zonja Miloti?
Zyli Miloti - Po, na ka ngrohë disi një material-komedi që mori prof Fadil Kraja i shkruajtur apostafat për estradën dhe mendohet së shpejti me e vu në skenë. Tashmë kemi edhe regjisor Edmond Mëhillin i cili ka shkruar një tragji-komedi ku kam një kryerol i cili është menduar nga ai vetë për mua. Pra ndodhemi në këtë situatë ku materiale varieteje dhe estrade nuk kemi pavarësht se më pëlqen të luaj në komedi qoftë edhe muzikore, sepse më pëlqen të këndoj.

Zonja Miloti, këndoni dhe mirë besoj?
Zyli Miloti - Po, po kam kënduar edhe në radio Shkodra dhe kënga më pëlqen shumë.

A keni bashkëpunime zonja Miloti?
Zyli Miloti - Po kohët e fundit kam qënë në Durrës i ftuar nga Muharrem Hoxha në recitalin Numur 2 të tijin. Unë me kënaqësi të madhe kam pranuar dhe kam punuar me një regjizor të madhe e të talentuar si mjeshtri Haxhi Rama. Durrësi ka fat të madh që ka edhe Haxhi Ramën dhe Gjergj Vlashin dhe më këtë të fundit kemi dhënë dy premiera në Shkodër, ku kemi pasur materiale të shkëlqyera. Kam dhënë 10-të shfaqe në teatrin e Durrësit duke punuar me kënaqësi këto kohët e fundit.

Zonja Miloti, a bëhet humor sot sipas mendimit tuaj?

Zyli Miloti - Ka “ndryshu më thanë të drejtën” , por se kanë ndryshu kohët “kisha më thanë humori shkodran nuk ka nevojë fare për banalitete”. Unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them se shkodranët është e vështirë “me i ba me qeshë”, sepse të gjithë kanë humor. Prandaj duhet të jetë një material shumë i bukur që të bësh me qesh shkodranët. Në estradën e Tiranës ka pas një të thënë që kur do të vërtetosh se sa humor ka shfaqja, shko në Shkodër dhe po qeshën aty shfaqja është në rregull. Jemi duke parë spektakle të ndryshme dhe më keq është se na thonë ne si lejohet ky “soj humori” me banalitete dhe batuta të tilla. Nuk e di ndoshta jam mbrapa dhe nuk marr vesh, por ne nuk kemi pranu kurrë banalitete në shfaqe tona dhe njerzit janë “shky gazit”. Ndoshta kanë ndryshuar kohët , por për mua humori është në krizë.

Kush është maja më e lartë apo skeçi më i jashtëzakonshëm juaji zonja Miloti?
Zyli Miloti - Çdo shfaqe ka pasur 4-5 role të plota pa nënvlehtësuar rolet e vogla. Por unë nuk di ti ndaj tani dhe të nxjerr atë më të mirin.Unë kam qindra dhe me aktorët mjeshtra, duke pasur materiale të bukura të jashtëzakonshëm dhe me të vërtetë nuk mund të them një më të mirë se tjetri. Por unë kam për zemër kupletet dhe paroditë e këto janë me Tanon, Paulinin dhe Zefin.

Pse në Shkodër është kaq e vështirë kthimi i estradës-variete në shkëlqimin e dikurshëm?
Zyli Miloti - E drejtë është kjo. E di që ne kemi “tash sa vite edhe pa regjizor”në estradë dhe vetëm kohët e fundit na ka ardhur zoti Mëhilli. Mua më duket se Shkodra shihet me “synin e njerkës në këtë drejtim” se tashti janë projektet që mungojnë për këtë qytet dhe patjetër që duhet edhe Bashkia që unë nuk e di tashti si i ka punët me fonde. Me projekte po punojnë shumë trupa dhe unë këtë e pashë me Durrësin. Ne nuk kemi veçse një kangëtare shumë të mirë profesioniste dhe për të marrë orkestrantë apo edhe këngëtarë të tjerë duhem lekë dhe shumë biles. Ne nuk kemi. Nuk pranon me të “ardhë ai tjetri pa lekë”
Ne po shohim pagat te “Portokallia” dhe çuditem që i kanë pagat mbi 1 milon pra mund të them se i biri i Zefit merr shifra mbi 1 milion dhe i jati ka 90 mijë lekë në 15-të ditësh. Pra këto janë diferenca të mëdha dhe këtu duhet të futet shteti dhe të na rrisë pagat, por “ pak ama vetëm pak”. Dakort tregu dhe privati, por shteti duhet të mendojë. Mendoni se nuk kemi garderobë dhe çdo gjë e marrim dhe e çojmë në shtëpi me taksi.

Kujt ja dedikoni gjithë arritjet dhe suksesin tuaj?
Zyli Miloti - Në qoftë se unë jam kjo që jam sot këtë ja dedikoj prindërve të mi në rradhë të parë të cilët nuk kanë qënë aspak fanatikë dhe burrit tim i cili ka qënë një shok për mua dhe nuk më ka pengu pë asgjë. Ai ka qënë muzikant në estradë dhe është edhe piktor. Kam pas fatin të marr një artist, sepse ka të bëjë shumë gjëndja shpirtërore. Kështu që jam e lumtur. Kam edhe një vajzë Aidën në Gjermani të martuar dhe me një mbesë të vogël Lulebora që e dua shumë dhe shpresoj të ketë talent dhe ajo.

Diçka në fund për Shkodrën zonja Miloti?

Zyli Miloti - Shkodrën e dua shumë dhe kur largohem dua të kthehem shpejt. Kur shoh kalanë më mbushen sytë me lot nga malli. Unë jam optimiste dhe Shkodra është dhe do të mbetet Shkodër si kulturë e sport, por edhe si jetë pavarësisht se ne jemi shumë kërkues. Kanë ikë prej saj, por habitem kur thonë jemi mirë larg saj. Unë nuk bie në pesimizëm dhe këtë e them në çdo mjedis. Në qoftëse kaluam nga faza e komunizmit dhe kemi thënë vetëm të largohet se jetojmë gjithsesi duhet duhet të shpresojmë. Unë Shkodrën e dua shumë e “ishallah këtu ka me më dalë shpirti”

Të faleminderit zonja Miloti.




Shkodranët është vështirë me i ba me qesh, se të gjithë kanë humor



Gjithmonë e respektueshme dhe modeste, Zyli pranon me gjithë dëshirë intervistën për gazetën, duke më ftuar që kjo intervistë të kryhej brënda mjedisit të Teatrit “Migjeni”. Rreth 40-të vite në skenë dhe me qindra role në karierën e saj të shkëlqyer Zyli është një grua e madhe shkodrane jo vetëm si rol, por edhe si shtat, e cila ka luajtur përbri gjigandëve të tillë si Tano Banushi, Paulin Preka, Hasan Smaja dhe Zef Deda e Besnik Çinari. Ajo nuk harron pa përmendë dhe shumë kolegë të tjerë dhe nuk heq nga goja mbesën e saj të vogël në Gjermani që e quajnë “Lulebora”. Zyli falenderon shumë familjen e saj aspak konservatore dhe burrin muzikant për suksesindhe mbush sytë me lot për Shkodrën duke e “dashtë ma shumë se kush tjetër” siç thotë ajo vetë. Presidenti Alfred Moisu e ka dekoruar Zyliha Milotin me urdhërin “Naim Frashëri” të artë, për meritat e saj të mëdha.

Kush janë fillimet tuaja dhe kur vazhduat në karierën e Estradës së famshme Profesioniste të Shkodrës?
-Kam qenë e vogël pa mbush 14-të vjeçe kur shkolla “Jordan Misja” nën patronazhin e “NSHRAKUT” vuri në skenë një pjesë me titullin “Tepër Sekret”. Në këtë shfaqe kam marrë edhe një diplomë, duke interpretuar me të rriturit dhe me kujtohet se e shoqa e Bep Shirokës, Beatriçja me ka rregullu bistalecat dhe veshjen, sepse për moshën që kisha dukesha e rritur. Kurse regjizor ka qënë Ndoc Sheldija aktori i teatrit “Migjeni” të Shkodrës që me drejtimin e tij kemi marrë çmimin e parë. Unë e kam “pikë në zemër” dramën dhe pikërisht për këtë gjë më ftoi pa mbaruar mirë shkollën Drejtori i Teatrit “Migjeni” Vehbi Çanga për të marrë pjesë në këtë trupë të madhe. Unë isha shumë e re dhe ishim tre motra, prandaj nuk pranova, por vazhdova të marr pjesë në grupet me shkollën. Mbasi mbarova shkollën e mesme u futa në punë në “NSHRAK” por nuk punova më shumë se tre muaj dhe mbas një shfaqe ku isha si aktore parodiste shfaqe që është dhënë në “Kandin Spartak” në natyrë fituam vëndin e parë, duke dhanë shfaqe edhe në teatër të Operas në Tiranë. Që prej asaj kohe me “merrshin me urdhër nga lart”dhe u futa me Estradën Profesioniste”në qershor të 67-tës.

Kush ta ndryshoi drejtimin nga drama në estradë zonja Miloti?
-Jo, unë në atë kohë sa isha martuar (sepse jam martuar e re) dhe ishte inpenjimi im në këtë zhanër që u pëlqye dhe u mirprit. Unë këndoja dhe recitoja mirë dhe si duket nga këto shfaqe të fillimit shkëlqeva në këtë drejtim prandaj edhe estrada erdhi natyrshëm. Por në Estradë kam filluar punë me aktor më të mëdhenj të Shqipërisë, duke filluar me mjeshtrin e madh Tano Banushi, me Hasan Smajën dhe Paulin Prekën që e gjeta aty. Në atë kohë ka qënë Bik Pepa dhe Gëzim Kruja, por dhe një aktore brilante e estradës së Shkodrës , Hajrie Sula apo Drita Tahja me një zë shumë të bukur. Por në atë kohë estrada nuk kishte shumë aktore dhe mendoni se kam gjetë Ermelinda Paparisto e cila ishte këngëtare dhe ftohej edhe si aktore duke marrë “hua” nga teatri i dramës.

Kjo mund të quhet edhe eksperienca më e madhe e juaja profesionale?
-Të punosh me një aktor si Tano Banushi unë e kam thënë dhe po e përsëris është si të mbarosh një shkollë të lartë. Unë kam qënë partnere a Tanos për 25 vite me rradhë. Pastaj me Paulin për rreth 35 vite dhe vazhdojnë emrat me Zefin i cili ka hyrë që 5-së vjeç në teatër duke u rritë aty. Duhet të përmend Sandër Ruçin dhe Besnik Çinari i cili sot për sot është aktori më i mirë dhe regjizor, por që shkruan bukur shumë. Por, edhe me më të rinjtë si Mondin që “na ka ikë, por që mund të kthehet prap” se më “duket asht pendu” do të përmend Jolanda Shalën e ndjerë dhe Katrinën që ka ikë, por edhe Dranden me të cilën vazhdoj të intepretoj. Ka qenë një trupë e madhe dhe nuk ka vënd më të mirë për profesionalizëm.

Po tani zonja Miloti si është kjo trupë kaq e famshme?

-Tani “kena mbetë ma pak”. Edhe kanë vdekë një pjesë, por sot jemi më keq se kurr ndonjëherë për shkrimtarë të humorit. Kemi pasur Kolec Pepën që ka vdekë së bashku me Paulin Sekuej, por edhe Paulin Selimin i cili ka mbajtë estradën e Shkodrës me materiale shumë të bukura. Materiale të bukura ka shkruar edhe Paulin Preka ku ban pjesë edhe “Lokja” që interpretojmë sëbashku. Mirëpo me thanë të drejtën sot kanë ndryshuar kohët dhe çdo shkrimtarë kërkon shumë dhe duke qënë një institucion buxhetor e kemi të vështirë të paguajmë në Shkodër 500 mijë lekë, sepse në Tiranë është 1 milion, duke u gjëndur kështu në një situatë jo të mirë.

Nuk keni asgjë në duar këto ditë zonja Miloti?
-Po, na ka ngrohë disi një material-komedi që mori prof. Fadil Kraja i shkruajtur apostafat për estradën dhe mendohet së shpejti me e vu në skenë. Tashmë kemi edhe regjisor Edmond Mëhillin i cili ka shkruar një tragji-komedi ku kam një kryerol i cili është menduar nga ai vetë për mua. Pra ndodhemi në këtë situatë ku materiale varieteje dhe estrade nuk kemi pavarësht se më pëlqen të luaj në komedi qoftë edhe muzikore, sepse më pëlqen të këndoj.

A keni bashkëpunime zonja Miloti?

-Po kohët e fundit kam qënë në Durrës i ftuar nga Muharrem Hoxha në recitalin Numur 2 të tijin. Unë me kënaqësi të madhe kam pranuar dhe kam punuar me një regjizor të madhe e të talentuar si mjeshtri Haxhi Rama. Durrësi ka fat të madh që ka edhe Haxhi Ramën dhe Gjergj Vlashin dhe më këtë të fundit kemi dhënë dy premiera në Shkodër, ku kemi pasur materiale të shkëlqyera. Kam dhënë 10-të shfaqe në teatrin e Durrësit duke punuar me kënaqësi këto kohët e fundit.

Zonja Miloti, a bëhet humor sot sipas mendimit tuaj?
-Ka “ndryshu më thanë të drejtën” , por se kanë ndryshu kohët “kisha më thanë humori shkodran nuk ka nevojë fare për banalitete”. Unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them se shkodranët është e vështirë “me i ba me qeshë”, sepse të gjithë kanë humor. Prandaj duhet të jetë një material shumë i bukur që të bësh me qesh shkodranët. Në estradën e Tiranës ka pas një të thënë që kur do të vërtetosh se sa humor ka shfaqja, shko në Shkodër dhe po qeshën aty shfaqja është në rregull. Jemi duke parë spektakle të ndryshme dhe më keq është se na thonë ne si lejohet ky “soj humori” me banalitete dhe batuta të tilla. Nuk e di ndoshta jam mbrapa dhe nuk marr vesh, por ne nuk kemi pranu kurrë banalitete në shfaqe tona dhe njerzit janë “shky gazit”. Ndoshta kanë ndryshuar kohët , por për mua humori është në krizë.

Kush është maja më e lartë apo skeçi më i jashtëzakonshëm juaji zonja Miloti?
-Çdo shfaqe ka pasur 4-5 role të plota pa nënvlehtësuar rolet e vogla. Por unë nuk di ti ndaj tani dhe të nxjerr atë më të mirin.Unë kam qindra dhe me aktorët mjeshtra, duke pasur materiale të bukura të jashtëzakonshëm dhe me të vërtetë nuk mund të them një më të mirë se tjetri. Por unë kam për zemër kupletet dhe paroditë e këto janë me Tanon, Paulinin dhe Zefin.

Pse në Shkodër është kaq e vështirë kthimi i estradës-variete në shkëlqimin e dikurshëm?

-E drejtë është kjo. E di që ne kemi “tash sa vite edhe pa regjizor”në estradë dhe vetëm kohët e fundit na ka ardhur zoti Mëhilli. Mua më duket se Shkodra shihet me “synin e njerkës në këtë drejtim” se tashti janë projektet që mungojnë për këtë qytet dhe patjetër që duhet edhe Bashkia që unë nuk e di tashti si i ka punët me fonde. Me projekte po punojnë shumë trupa dhe unë këtë e pashë me Durrësin. Ne nuk kemi veçse një kangëtare shumë të mirë profesioniste dhe për të marrë orkestrantë apo edhe këngëtarë të tjerë duhem lekë dhe shumë biles. Ne nuk kemi. Nuk pranon me të “ardhë ai tjetri pa lekë” Ne po shohim pagat te “Portokallia” dhe çuditem që i kanë pagat mbi 1 milon pra mund të them se i biri i Zefit merr shifra mbi 1 milion dhe i jati ka 90 mijë lekë në 15-të ditësh. Pra këto janë diferenca të mëdha dhe këtu duhet të futet shteti dhe të na rrisë pagat, por “ pak ama vetëm pak”. Dakort tregu dhe privati, por shteti duhet të mendojë. Mendoni se nuk kemi garderobë dhe çdo gjë e marrim dhe e çojmë në shtëpi me taksi.

Kujt ja dedikoni gjithë arritjet dhe suksesin tuaj?
-Në qoftë se unë jam kjo që jam sot këtë ja dedikoj prindërve të mi në rradhë të parë të cilët nuk kanë qënë aspak fanatikë dhe burrit tim i cili ka qënë një shok për mua dhe nuk më ka pengu pë asgjë. Ai ka qënë muzikant në estradë dhe është edhe piktor. Kam pas fatin të marr një artist, sepse ka të bëjë shumë gjëndja shpirtërore. Kështu që jam e lumtur. Kam edhe një vajzë Aidën në Gjermani të martuar dhe me një mbesë të vogël Lulebora që e dua shumë dhe shpresoj të ketë talent dhe ajo.

Diçka në fund për Shkodrën zonja Miloti?
-Shkodrën e dua shumë dhe kur largohem dua të kthehem shpejt. Kur shoh kalanë më mbushen sytë me lot nga malli. Unë jam optimiste dhe Shkodra është dhe do të mbetet Shkodër si kulturë e sport, por edhe si jetë pavarësisht se ne jemi shumë kërkues. Kanë ikë prej saj, por habitem kur thonë jemi mirë larg saj. Unë nuk bie në pesimizëm dhe këtë e them në çdo mjedis. Në qoftëse kaluam nga faza e komunizmit dhe kemi thënë vetëm të largohet se jetojmë gjithsesi duhet duhet të shpresojmë. Unë Shkodrën e dua shumë e “ishallah këtu ka me më dalë shpirti”.

Sot
Zyliha Miloti, aktorja e të gjitha roleve

Shkodra është quajtur dhe e quajnë ende "Djep i kulturës dhe i qytetërimit", ky djep që ka përkundur kaq e kaq emra kolosësh. Një ndër këto emra është edhe aktorja e mirënjohur e humorit, Zyliha Miloti.

M. Garuja: Si spektatore, gjithmonë kam vënë re se artdashësit kërkojnë të dinë diçka nga ju?
Zyliha Miloti: Nuk ka shumë kohë që jam kthyer nga një turne në Amerikë, së bashku me Sandër Ruçin, nje partner i denjë, ku kam qenë e ftuar nga komuniteti i shqiptarëve të Miçiganit në Amerike dhe në Kanada. Kemi patur një pritje të jashtëzakonshme nga shoqata "At Gjergj Fishta", nga shkodranët dhe artistët. Emocionet kanë qenë të mëdha, sidomos gjatë shfaqjes së parë, ne Kishën e Shën Palit. Aty takova shumë shkodranë, që vetëm nga emri më njihnin, por që më ndenjën shumë afër. Ata i kishte marrë malli për humorin shkodran, biles më folën si shkodranë.

- Sa është mirëpritur humori shkodran në ato ambiente?
Në fakt, kudo që shkuam i njihnin materialet tona. Sa më shihnin, thonin: Paska ardhë Hana! Apo paska ardhe Lokja! Më thërrisnin me emrat e roleve te mia.

- Si u ndjetë pas kthimit nga Amerika në qytetin e Shkodrës?
Në turne e kam ndjerë shumë mungesën e spektatorit tim, që nuk e ndërroj me asnjë tjetër dhe jo vetëm spektatorin, por edhe Shkodrën. Asnjë vend s`është më i bukur se Shkodra, megjithë problemet e saj të shumta. Është vendlindja ime e dashur...
Ajo që më bën përshtypje kur kthehem, është kur shoh kalanë e Shkodrës. Atëherë them me vete, se asgjë nuk e zëvëndëson qytetin e vendin tim.

- Keni realizuar role të shumta. Çfarë apo kush ju ka ndihmuar për këtë?
Rolet e mia kanë qenë shumëplanëshe, në një karrierë 35-vjeçare. Ata që më kanë ndihmuar në realizimin e roleve të tilla, qenë i ndjeri Tano Banushi, me të cilin kemi patur një cikël parodish, që më vonë është pasuar me kohën e Gjosho Vasisë, apo së fundi, me Zef Dedën, në mbrëmjet e Vitit të Ri.

- Çfarë mendoni për gjendjen e kulturës në Shkodër dhe cilat janë, sipas jush, shkaqet e këtij kolapsi kulturor?
Humorin e duan kudo, ai largon streset dhe mendimet e ditës, por arti nuk ndihmohet, as dhe në Shkodër, ku ka lindur. Më shumë sponsorizohen miss-et apo koncertet shou, sesa arti i vërtete dhe me vlera.

- Jeni vlerësuar me çmimin "Gruaja e vitit 2000-2001" nga Instituti i Biografive ne Kembrixh te Anglise, duke u zgjedhur mes 2000 personaliteteve botërore. Çfarë ndjeni?
Për mua ishte një ngjarje e madhe dhe vlerësuese. Është një kënaqësi e madhe, megjithëse nuk kam qenë e pranishme në këtë ceremoni. Pllakën e mermerit e kam gjetur në shtëpi dhe u stepa për momentin, por i falenderoj për vlerësimin

- Ndoshta do të merrni dhe tituj të tjerë?...
Në fakt, që në 40-vjetorin e estradës të Shkodrës, së bashku me Paulin Prekën, na është bër propozimi nga bashkia per titullin "Mjeshtre e skenës", por për çudi edhe pas 3 vjetësh për neglizhencën, e nuk di se të kujt, ajo dosje është e papostuar për presidencë. Në të vërtetë, nuk e di në do të aprovohet apo jo. Mjafton që më do populli dhe unë e dua shumë! Kjo ka rëndësi për mua

- Programet tuaja të afërta?...
Me datë 27, do të jemi në Tiranë ne Pallatin e Kongreseve për recitalin e Sandër Ruçit. Do të ketë materiale të reja, por edhe ndonje kujtim ne vite. Të ftuar do të jenë pjesëtarët e Estrades se Shkodrës, si Paulin Preka, Bep Shiroka, Gezim Kruja, Drande Xhai.
Ndërsa kengëtarë të ftuar do të jenë Florinda Gjergji, Bujar Qamili, Myfarete Laze, Ledina Çelo, Eduard Jubani dhe Mimoza Selimi. Do të jetë një program i bukur dhe i arritur, mendoj. Në tetor, Estrada e Shkodrës ka një plan të bëjë një turne në Londër, mes bashkatdhetareve tane atje.

M. Garuja - Gazeta 55
ESTRADA E SHKODRES I KA PARAPRIRE HUMORIT SHQIPTAR. ...

Zyliha Miloti, aktorja e njohur e humorit shqiptar, eshte cilesuar nga kritiket e artit, si nje artiste me bote te pasur shpirterore, ne interpretimin e se ciles rrjedh natyrshem humori shkodran. Galeria e personazheve qe krijoi bejne qe ajo te mbetet nje nga aktoret e njohura ne skenen e humorit shqiptar. Presidenti i Republikes se Shqiperise, Alfred Moisiu asaj i akordoi urdherin "Naim Frasheri i Arte" me motivacionin "Per kontribut te shquar ne artin skenik dhe interpretim me nivel te larte ne gjinine e humorit".
Zyliha Miloti shquhet si "aktorja e te gjitha roleve". Ne vitin 1967 Zyli behet aktore profesioniste ne Teatrin e qytetit te Shkodres. E sot, pas gati 40 viteve pune, ajo tregon se rolet me te realizuara i ka pasur me koleget me pervoje.

Zonja Miloti, kur u ngjitet ne skenen shkodrane?
Me thane te drejten ne skene kam dale shume heret. Si çdo femije edhe une i kisha endrrat e mia. Une kam pasur fatin te interpretoj role me aktore te rritur. Ne kohen e femijerise kam pasur rolin e nje partizaneje. Pa i mbushur 14 vjet (kur isha ne klasen e 7 te) kam interpretuar dhe jam shperblyer me diplome dhe qe ne ate kohe mua me kane ftuar ne Teatrin "Migjeni" per t'u bere aktore profesioniste e teatrit. Ne fakt isha shume e re dhe ka qene nje rregull ne Shkoder, qe ndermarrjet kane aktivizuar (se kane pasur ne patronazhe) shkollat, gjimnazet e Shkodres, ku kane bere aktivitete te ndryshme. Une kam qene ne shkollen "Jordan Misja" dhe jam aktivizuar ne nje ndermarrje te makinave dhe autobusave qe eshte quajtur "Nesherak". Dhe qe ne ate kohe mua me kane njohur. Kur perfundova shkollen e mesme, me ndermarrjen e siperpermendur me ftuan te marr pjese ne nje shfaqje qe ishte nje takim kombetar me ç'rast ne fituan çmimin e pare. Qe atehere, pra me ate shfaqje, automatikisht mua me eshte bere ftesa dhe me kane kaluar ne Estraden Profesioniste te Shkodres.

Se shpejti do te festoni edhe 40 vjetorin e krijimtarise suaj te bujshme artistike...
Po. Vitin qe vjen do te behen dyzet vite krijimtarie artististike. Kam pasur fatin e madh te gjej nje plejade aktoresh te mrekullueshem, duke filluar nga mjeshtri i madh i skenes, artisti i popullit Tano Banushi, e pastaj edhe Hasan Smaja (artist i merituar), Paulin Preka, e me vone vjen edhe Zef Deda, si dhe aktore tjere, Jolanda Shala, Katrina Biga, Drane Xhaji, Gezim Kruja, Sander Ruçi etj. Me te vertete ka qene nje trup i mrekullueshem dhe vazhdojne perseri me qene te tille, por tashti disa edhe kane vdekur dhe mosha e ben te veten. Kam pasur fatin e madh qe te punoj me keta aktore te mrekullueshem, prej te cileve une kam mesuar shume. Por ne anen tjeter, falenderoj edhe Zotin per talentin qe me ka dhene dhe te gjitha keto aftesi, sepse, sigurisht, qe edhe une kam qene pak e pershtatshme per ata aktore. Kam punuar me qejf te madh.

Jeni "aktore e te gjitha roleve" ne Shkoder. Kush ju ka ndihmuar?
Mua ne radhe te pare me ka ndihmuar Zoti qe me ka falur talentin dhe me ka mbajtur shendetin. D.m.th. e ndiej veten mire kudo qe interpretoj, qofte ne drame, qofte edhe ne komedi. Talenti lind, por edhe zhvillohet me pune. Pra, mora pjese neper filma, neper opereta etj. dhe vazhdoj perseri me marre pjese ne estrade. Kam pasur fatin e madh te jap shfaqje per diasporen, per shume shqiptare, deri ne Kanada...Estrada e Shkodres gjithmone i ka parapri humorit shqiptar. D.m.th. Nata e Vitit te Ri pa Estraden e Shkodres nuk eshte menduar ne TV ne shqiptare.

Shkodra eshte djepi i humorit shqiptar. Çfare mendoni per humorin shkodran sot?

Per mendimin tim, ne Shkoder me teper ndihmohet sporti sesa kultura. Them qe duhet t'i ndihmohet humorit, qe te ece edhe me perpara. Eshte gjynah, sepse Shkodra ka pasur talente, ka dhe do te kete gjithe jeten talente. Kjo nuk vlen vetem per artin dhe kulturen, por edhe ne sport, ne muzike dhe ku te them tjeter. Ne te gjitha fushat e jetes. Eshte gjynah te lihet Shkodra pas dore.

Shume humoriste e kane braktisur Shkodren. Ju a keni menduar ta lini ndonjehere ate?
Jo. Nuk kam menduar ta le kurre Shkodren, sepse ate e dua shume. E di se kemi nje page shume te vogel dhe shume qesharake, sa te vjen turp me i thene dikujt nga jashte, se sa e kemi pagen, por ama eshte pasioni dhe deshira e madhe, dashuria e madhe qe kemi per vendin dhe qytetin tone. Me vjen keq, sepse na ka zene nje moshe tashti qe nuk kemi si t'ia bejme. Kudo qe te shkosh, ne te gjithe boten, do te gjesh pune te rendomta, por atje nuk e gjen spektatorin shkodran. Shqiptarin nuk e gjen kurrkund. Une kam pare shume artiste duke qajtur me lot. Kam pare edhe shkodrane.

Keni pasur rastin qe te merrni pjese ne shume vende jashte Shqiperise. Si eshte pritur humori shkodran ne ato ambiente?

Humori shkodran ne diaspore eshte pritur jashtezakonisht bukur. Nuk ka shume kohe qe kemi qene me aktorin e madh, me artistin e merituar, Paulin Preka. Pastaj edhe me Besnik Çinarin. Kemi qene nje grup nga Shqiperia ne Toronto (Kanada). Atje patem nje sukses te jashtezakonshem. Po ashtu, disa here kam qene edhe ne Amerike. Me te vertete, kudo qe kemi shkuar, ne artistet shkodrane na kane pritur jashtezakonisht mire dhe me emocione shume te medha.

Jeni fituese e ndonje shperblimi?
Po, kam fituar shume tituj dhe shume shperblime. Ne radhe te pare jam Artiste e Merituar. Ne vitin 2000-2001 jam shpallur "Gruaja e shekullit", pra, nga Instituti Gjeografik i Kembrixhit. Kam marre çmime ne "Ditet e humorit", pastaj Çmimin e "Naim Frasherit". Pra, kam shume çmime. Pres me marre nje çmim te larte, qe besoj se do te me realizohet Mjeshtre e madhe e skenes.

Ku po i kaloni pushimet verore?
Z.Miloti: Para disa kohe kam qene ne Plazhin e Velipojes. Une kam nje vajze dhe ajo jeton larg. Por, ajo erdhi ne pushime. Te kesh nje femije te vetem dhe ate ta deshirosh, eshte diçka shume e veshtire. Tashti, une kam edhe nje mbese te vogel, e cila quhet Lulebora. Ka nje emer tamam shqiptar. Me i deshirue femijet ne jete, qenka shume hall i madh, por jeta keshtu e beri. Tashti, pasi qe gocen e kam ne Shkoder, nuk kam plan te iki diku tjeter. Ndoshta me vone, shohim, nese kam ftesa te shkoj diku.


Koha Jone
NE SYTE E SHQIPTARVE TE AMERIKES REFLEKTON SHQIPERIA, ESHTE ATDHEU.

Nga biseda me aktoren e Estrades Profesioniste te Shkodres Zyliha MILOTI gjate turneut ne SHBA.

E kemi degjuar shpesh te thuhet per ju;”doli kjo e paarritshmja”,”doli mbretresha e humorit shqiptar”,sigurisht qe edhe ju u kane rene ne vesh keto togfjalesh,si e ndjene Zyli veten ne keto perballje?

Ka qene nje fat i madh imi qe kam punuar me nje plejade artsitesh te medhenj. Une kam filluar ne moshen njezet vjecare dhe aty ne Estraden e Shkodres kam gjete nje grup artistesh te paarriteshem. Puna me keta njerez te medhenj ka qene nje akademi e madhe arti. Duke qene se kam qene ne krah te tyre une nuk mund te mendoj kurre qe kam arrite majat.Une jam nje aktore e thjeshte ashtu sic duhet me qene.Jam ne sherbim te popullit tim.Te cilit eshte veshtire tua kthesh respektin dhe duartrokitjet ne vite qe na kane dhuruar.

Kur ben retrospektiven e Zyliha Milotit,nuk mundesh pa kujtuar dyshet e humorit;
Tano Banushi-Zyliha Miloti me vone Paulin Preka-Zyliha Miloti qe jane padyshim maja te estrades shqiptare.

A mendon Zyli per nje dyshe te trete ose me mire a do ta plakin edhe nje “Partner” te trete ne estrade?

E thashe edhe me pare qe kam pase fatin e mire per te qene prane kolosve te estrades,por ndoshta fati paska qene me mua deri ne fund.Sot kam nje bshkpunim te shkelqyer me aktorin e njohur te estrdes shqiptare qe ka nje karrier te gjate ne estraden shqiptare dhe eshte trashegues i denje i artisteve te medhenj eshte edhe Besnik Çinari. Mendoj qe jemi ne rruge te mbare dhe do te bejme gjera shume te bukura.

Ketu jemi ne nje ambjet me te vertete festiv (mbas shfaqes ne shtetin e Michiganit) dhe ndoshta do te jete disi e veshtire per ju,por desha te di sa role ka Zyliha Miloti ne karrieren e vet artistike?


Kam dyzet vjet pune me Teatrin e Estrades dhe gjate ketyre viteve kam realizuar me shume se dyqind e pesedhjete premiera shfaqeje . Ne ne cdo premier bile se paku pese role kane qene te arrituna,keshtu qe matematikisht i bie shume role.
Pervec ketyre kam marre pjese ne teatrin e drames,ne operetta,koncerte te medha festive.
Para nje viti e pak jam nderuar si “Aktorja me e Mire “ e Festivalit Mbarekombetar ne Fier ne Apolloni,ku kam luajt nje rol shume te bukur,nje tragji-komedi qe ban fjale per vetmine,nje nane shqiptare qe vdes ne vetmi sepse djalin e vetem qe ka e ka larg e ka ne Itali. Ajo ishte nje drame,nje drame e vertete per shume nana shqiptare. Pra mbas dyzet vjeteve une interpretova nje rol dramatic me shume sukses. Dhe eshte quajt nga te gjithe si befasia e festivalit.

Zyli pas nje gjysem shekulli karrier artistike a ka menduar qe Teatrit te Estrades Shqiptare ti lene nje Zyl tjeter te ri dhe te denje sikure ajo ?


Une kam besim te plote pasi Shkodra eshte nje burim i pashtershem talentesh. Ashtu sic kemi dale ne do te dalin edhe actor dhe aktore te reja. Por per mendimin tim artistet lindin radhe ,nuk lindin cdo dite. Por ama duke dite se Shkodra eshte djepi I artit dhe kultures por edhe i te gjitha fushave keshtu qe brezat e rinj do ta cojne stafeten perpara dhe ne menyre te sukseseshme.

Zyli vjen per here te trete ne Amerike?

Po eshte e vertete.

A mendoni se gjithe keta shqiptare se e kane gjete veten ne nje vend te ri,ne nje toke te re,ne kushte te reja? Cili eshte mesazhi i Zylit?

Me sa shohe ne syte e tyre reflekton Shqiperia,shqiptaria dhe me sa kam degjuar se shume prej tyre e kane shpirtin atje e kane jeten ne atdhe
Kam degjuar se pas disa viteve kure femijet e tyre te rriten dhe marrin rrugen e drejte te jetes shume prej tyre ushqejne shpresen e kthimit ne vendlindje. Ka pase prej tyre qe kane jetuar shtatdhjet vite ne megrim dhe kane deshruar te kthehen e te vdesin ne vendin e te parve te tyre.Sot kohet kane ndryshuar dhe mundesine jane te medha e te shumellojshme.
Kurdo atdheu i prêt me krahe hapur.

Pak me pare kolegut tuaj e pyeta se sa te verteta jane thenjet per shqiperine: “se ka mbaruar ai vend”

-JO JO

…“se nuk behet ai vend”

JO JO

…cili eshte mesazhi i Zylit qe sjell nga Shkodra?

Sinqerisht qe nuk jane te verteta ato thenje,ato nuk qendrojne fare. Une keto dite te qendrimit ne Amerike kam biseduar me shume shqiptar,te cilet ishin shume te interesuar te dinin per vendin e tyre dhe pyesnin:
-Si eshte shqiperia ?
-Si duket Shqiperia?
Une per veti jam shume optimiste.Une mendoj se Shqiperia eshte duke u bere mire dhe padyshim qe mire do te jete e do te behet.

A ka filluar te rikthen buzeqeshjet ne fetyrat e shkodraneve ?


Po. Ka disa vite qe eshte rikthyer buzeqeshja. Dihet 1997-ta e cila mos ardhet ma. Por tash cdo gje po ndryshon.Cdo dite i sjell nje gje te re Shkodres dhe Shqiperise.Po permiresohen kushte.Eshte fituar besimi dhe eshte rrite siguria ne vend.
Shkodra ka mrekullite qe ja ka fale zoti e keto shkodranet do ti ndertojne e do ti gezojne brez pas brezi.

Faleminderit Zyli, pasi na keni sjell gjithe keto dite te turnout tuaj nje buqete lulesh nga atdheu.

Faleminderit shume gjithe shqiptarve per mikpritjen e tyne te pa shoq.

Te uroj edhe nje qind vjet te tjera ne skene.

Falemineres,falemineres shume.
Zyliha Milotin ne SHBA



Commenti