Varieteja e Tiranes drejt rikthimit

Varieteja e Tiranes drejt rikthimit

Emra qe kane bere historine e Varietese se Tiranes, ndaj edhe meritojne t'i japin mireseardhjen atyre qe vene kemben ne kete institucion se voni. Mariana Kondi a Met Bega, Koco Devole a Vangjel Kozma, jane bashke vetem ne nje prej fotove te dikurshme, kur kryeqytetasit mund t'i benin te tyret batutat e humorin qe ata percillnin. Sot Qendra Kulturore "Tirana" ne varesi te bashkise se kryeqytetit, prej gati dy dekadash tanime, vetem variete nuk ka me ne te. Fajtor eshte e lehte te gjesh kurdo, dhe gishtin e fajit eshte lehte ta drejtosh nga te mundesh, por shfaqje si ato te dikurshmet nuk mund askush te gjeje. Varieteja e Tiranes nuk eshte me! Ka edhe hedhje faji te tilla, si varietene e Tiranes e shembi vet varieteja e Tiranes, pra degjenerimi i humorit ne vulgaritet, qe beri qe kjo variete edhe te mbyllej.

Po aktualisht c'po ndodh ne kete qender qe kurdohere ne strukturen e saj ka pasur edhe varietene?! Prej disa muajsh, drejtor i saj, Kico Londo, rrefen ne kete fillimvit se qendra ka tanime nje strukture te re, me kater sektore, dy prej te cileve jane sektori i cirkut dhe ai i artit skenik, ku ben pjese edhe varieteja.

Si Londo dhe nje pjese e madhe e atyre qe e kane ndertuar, pohojne me keqardhje se varieteja vertet ka qene ne gjendje gjumi per nje periudhe te gjate. Por, per rikthimin e saj po behet fare pak. Drejtori Londo premton: "Ajo cka mund te them tani eshte se ka projekte per te vene nje variete ne skene shume shpejt. Nderkohe ne jemi duke kontaktuar me regjisore, aktore, e do te sjellim nje variete interesante per te dhene shenje jete asaj". Ndersa deri ne fund te vitit, premtohen 2 shfaqje te varietese, ato qe do te ngjiten ne skene ne Tirane.

Ne saje edhe te struktures se re, ne frontin Qendra Kulturore "Tirana" ka edhe te reja te tjera. Sipas Londos, "ajo qe eshte evidente, se per te paren here aplikohet ne nje institucion kulturor ne Shqiperi, eshte aplikimi i kontratave te punes nga 1 muaj deri ne 1 vit". Artistet ne kete qender tanime jane te punesuar nepermjet tre formave, kontrata, e cila ka numra, pra vende pune stabel po nuk ka njerez stabel. Do te kete vetem njerez qe punojne. Ka artiste te punesuar nepermjet projekteve dhe se treti, dhe ata part-time sic eshte banda dhe ansambli. Londo tregon se, "i gjithe ky organizim ka per qellim se pari te zhduke gjendjen e ujit te ndenjur, sic ndodh ne institucionet tona, nje pjese punon e tjetra vetem merr rrogen. Tani ky shans eshte i mbyllur ketu. Kjo s'do te thote se njerezit jane te kercenuar, por ata qe jane punetore dhe te afte, do te ndjehen me mire e do te shperblehen me mire". Ndersa buxheti i kesaj qendre eshte si ne te gjitha institucionet kulturore ne vend, 1-vjecar. Por avantazhi i madh eshte edhe perfitimi i te tjera fondeve ne saje te projekteve qe kalojne nepermjet qendres dhe financohen nga Bashkia e Tiranes.

Qendra Kulturore "Tirana", struktura e re

Me 27 dhjetor 2007, u miratua nje strukture e re e Qendres Kulturore "Tirana" ne varesi te bashkise se kryeqytetit. Struktura e re, sipas drejtorit Londi, se pari ka krijuar hapesira edhe per akrobate te rinj, dhe jane aktualisht 2 te rinj te punesuar, per te vijuar edhe me te tjere me vone. Mirepo, gjithcka kerkon hapesira ku duhet te zhvillohen projektet artistike. Nuk ngurron aspak Londo te pohoje se hapesirat apo skenat nuk i mungojne aspak Tiranes, ne kryeqytetin tone ato qe mungojne jane idete.

Kater sektoret:

Sektori i Cirkut
Sektori i Artit Skenik (Teatri i Metropolit, Varieteja e Tiranes, Banda dhe Ansambli i Tiranes)
Sektori i Finances
Sektori Mbeshtetes (dy grupe: mbeshtet shfaqjen dhe administron shfaqjen)

Commenti