Poezi e recituar nga Reshat Arbana (Artist i Popullit)
Dy Shqiptarë të mençur
Dy Shqiptarë të mençur u grindën një ditë
me shqelma ,me grushta godit e godit
u shanë e u rrahën, çje ti e çjam unë
nga vëndi ku rrinin të dy u vërsulnë
Me flokët përpjetë, me thonjtë në fyt
njeriu njeriun kërkon që ta mbyt
kërkon ti marr jetën, të gjallë ta hajë
kërkon ta vrasë natën, e ditën ta qajë
Jo kjo është jotja, jo kjo është imja
të ndahet edhe trau, të ndahet edhe qimja.
Me sy të përflakur,në kokë hipën gjaku
ktë ma la gjyshja, ktë ma la plaku
E kalon aty pranë një ujkë i uritur
u ndal vrapin ujku, u thotë i çuditur:
Ju dija të mënçur, ju dija të zgjuar
edhe kafshët urtinë nga ju kanë mësuar.
Po ndaluni djema pse ziheni, mosni
kur rrugës kalova kujtova se lozni
Dhe desha tu haja, po tani skam çju dua
Se ju qënkeni ujqër më ujqër se mua.
Commenti